ARDIT GJEBREA JETO DHE JETËN TIME LYRICS

Jeto dhe jetën time po e deshe
eja dhe merre, veç jeto......

Ata që s'duan dashurinë
nuk dinë se ç'është mirësia
folenë e ngrenë në errësirë
edhe mbi ty lëshojnë stuhira

Se janë mësuar të zvarriten
të të helmojnë pastaj të vdesin
pa prekur trupin tënd të ngrohur
nga afshi i puthjes, ledhatimit

Dhe pena ime nis e shkruan
kaq e lodhur nga mundimi
kërkon nga ty dhe merr dy fjalë
dhe ndalet lumi, zemërimi

Të Dua, Të Dua, Të Dua
o fjalë hyjnore e kësaj bote
u pëshpërite nga buzë e dashuruar
që frymë ty të dhanë

Shumë të kërkova gjersa të gjeta
dhe nëse vdes mos u trishto
por ti jeto....

Nëpër rrugët e dashurisë
enden këngët dhe legjendat
nëpër vargjet e poetit
zemrën ka ajo

Dhe në vija pentagramesh
derdhet shpirti i një artisti
por dicka pa thënë ka mbetur
le të tjerët ta tregojnë...

Jeto dhe jetën time po e deshe
eja dhe merre, veç jeto...

Ata që s'duan dashurinë
nuk dinë se ç'është mirësia
folenë e ngrenë në errësirë
edhe mbi ty lëshojnë stuhira

Se janë mësuar të zvarriten
të të helmojnë pastaj të vdesin
pa prekur trupin tënd të ngrohur
nga afshi i puthjes, ledhatimit

Dhe pena ime nis e shkruan
kaq e lodhur nga mundimi
kërkon nga ty dhe merr dy fjalë
dhe ndalet lumi, zemërimi

Të Dua Të Dua Të Dua
o fjalë hyjnore e kësaj bote
u pëshpërite nga buzë e dashuruar
që frymë ty të dhanë...

Shumë të kërkova gjersa të gjeta
dhe nëse vdes mos u trishto
por ti....

Dhe jetën time po e deshe...
eja dhe merre por ti jeto...
justsomelyrics.com