Elita 5 Bardh e zi Lyrics

'Rasti, mbret i botës'
themi vazhdimisht,
Edhe pse asgjë
nuk po ndodhë rastësisht.
Koha vjen e shkon,
por asgjë nuk ndreqë,
Veten e ngushëllojmë
''ka edhe më keq''.

E kërkojm të djeshmen,
Nuk e gjejmë askund.
çdo fillim, e ka një fund.

Në kafeteri, melodi e vjetër,
Na i zgjon kujtimet,
E na kthen në kohë tjetër.
Ndodhë që e vërteta
shpeshherë quhet rrenë,
çdo ditë përsëritet
i njejti refren.

Dikush punon për t'jetuar,
Dikush jeton për të punuar.
Bardh e zi,
kjo është jeta,
Ëndërra zhgënjehet nga e vërteta.

See also:

73
73.121
The Charlie Daniels Band Carolina (I Remember You) Lyrics
Carcass - Heartwork 04 - Heartwork Lyrics