marigona Marigona-Fundi vjen Lyrics

Nëse mendon që kjo tani është rrugë e drejtë
Të qoftë e mbarë
Nëse e ndjen që s'ka më shpresë dhe forca të ka lënë
S'është hera e parë

Çdo sekond të jetës ty ta dhash
Çdo gjë tjetër anash për ty lash
Asgjë nuk ndryshoi, ti mbete i njejtë
Kurrë ndaj meje nuk ishe i drejtë

Ref:
Tash fundi vjen
Papritur na rrëmben
Dhe s'ka më shpresë
Për të pritur bashkë një mëngjes
Kur s'e pret
Përmbysen kaq shumë vjet
Më trego, pse ndodh kjo?

Ndoshta kështu më mirë do të jetë për të dy
Vetjake s'jam
Dhembja dhe lotët që për ty i derdha ende s'prajnë
Brenda i kam

Ndoshta të kam lodhur me t'vërtetë
Por as unë nuk e kam pasur lehtë
S'e kam pritur që kështu mbaron
Pa u realizuar ëndërra jonë

Bridge:
Çka të bëj tani, asgjë s'mbetet e njejtë
As vet s'e di, pse çdo gjë ndodhi shpejt
As unë s'e kuptoj pse s'na eci mbarë
Si ta pranoj që tash jemi të ndarë

Ref x3
Tash fundi vjen
Papritur na rrëmben
Dhe s'ka më shpresë
Për të pritur bashkë një mëngjes
Kur s'e pret
Përmbysen kaq shumë vjet
Më trego, pse ndodh kjo?

See also:

29
29.56
Boomkats The Wreckoning Lyrics
Rogério Skylab Qual Foi o Lucro Obtido? Lyrics